Ka përfunduar edhe sezoni vjeshtor në Ligën e Parë me ndeshjet e sotme të cilat janë luajtur në kuadër të xhiros së 14-të.
Në derbin e Anamoravës Kika e Hogoshtit ka deklasuar Vitinë me rezultat të thellë 4:0, derisa Vllaznia e Pozharanit u mposht në fushë të vet me rezultat 0:2.
Gjithashtu, derbin e kryeqytetit e ka triumfuar 2 Korriku ndaj Flamurtarit me rezultatin minimal, 1-0.
‘Grupi B’:
2 Korriku 1-0 Flamurtari
Ramiz Sadiku 0-1 Vushtrria
Vllaznia Pozheranit 0-2 Fushë Kosova
Kika 4-0 Vitia