Futboll

Fundi sërish ishte fatal për Dritën

Pësuan në fund ndaj Lirisë, pësuan në fund edhe ndaj Trepçës dhe KF Drita nuk mundi t’i ik zonës së barazhit.

Ekipi bardh e kaltër nga Gjilani ia ka dalë që të shënojë shumë herët nëpërmjet Viktor Kukës, që arriti të realizojë që në minutën e pestë dhe ky rezultat u mbajt deri në fund të ndeshjes dhe kur u menduar që Drita do të arkëtojë tri pikë shumë të vlefshme erdhi goli i Ergyn Ahmetit në minutën e 90 dhe i tërë mundi shkoi huq.

Tash Drita që është e dhjeta në tabelë ngec me katër pikë më pak ndaj Lirisë që është jashtë zonës së barazhit, por katër pikë më shumë se Drita i ka edhe Ferizaj, që është i nënti.

 

You Might Also Like