Federata e Futbollit të Kosovës ka marrë vendim që të përfundojë Ligën e Dytë. Klubi simpatik, Kika nga Hogoshti do të shpallet kampion i Ligës.
Kika ka 41 pikë si lidere në Ligën e Dytë dhe do të futet në Ligën e Parë.
Plasmanin në këtë ligë do ta sigurojë edhe klubi A&N që rënditet aktualisht në pozitën e dytë në ligë dhe do të jetë hera e parë që do të jetë pjesë e Ligës së Parë.
Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur që të ndërpresë garat në Ligën e Parë dhe të Dytën për shkak të pandemisë.
/GazetaSheshi/