Futboll

Gjilani shënon fitore edhe në ndeshjen e tretë kontrolluese

Pas eliminimit nga Europa Conference League ndaj Liepajës, SC Gjilani ka vazhduar fazën përgatitore, duke zhvilluar edhe disa ndeshje kontrolluese.

Pas fitores ndaj Fushë Kosovës me rezultat 3:1, pastaj ndaj Kikës me rezultat 3:0 së fundi Gjilani ka vazhduar edhe një ndeshje kontrolluese ndaj ekipit KF Drenasi nga Drenasi.

Të vetmin gol në këtë ndeshje e ka realizuar Albert Dabiqaj, i cili gati se nuk ka ndeshje që nuk ka shënuar kohëve të fundit që i ka zhvilluar Gjilani.

Gjilani në Superligën e Kosovës që është në prag, dy ndeshjet e para do t’i zhvillojë si vendase, ndaj Ferizajt dhe Malishevës.

You Might Also Like