Futboll

Kika drejt rikthimit në Ligën e parë

Dardania – KF KIKA 1-2 (1-0)

Ndeshjen dramatike të zhvilluar në Vitomiricë të Pejës e ka fituar skuadra jonë pas shumë rasteve të humbura dhe super paraqitjes së portierit Habib Gllareva.

Skuadra ka treguar shpirtin luftarak duke mos u dorëzuar deri në fundit e ndeshjes.
Ndeshja filloi fuqishëm për skuadrën tone ku ne minutën e 5 të takimit pas një gabimi te mbrojtjes vendase Lirian Ferati gjuajti zhagas por intervenoi portieri mysafir.
Pa kaluar ende 15 minuta pas një mosmarrëveshjen ne mbrojtjen vendasenuk arrite te shfrytëzoj përsëri Lirian Ferati cili kësaj here gjuajti jashtë portës.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 30 përmes një penalltie të lehte te shkaktuar në zonën tonë.

Përkundër disavantazhit skuadra arriti te krijoj raste ku ne minutën e 35 fitojmë penallti pas një goditje drejt portës ku mbrojtësi vendas ndal topin me dorë ndërsa gjyqtari Bajram Gashi akordon penallti, përgjegjësin e së cilës e mori Augent Larifaj i cili gaboi nga pika e penalltisë duke goditur jashtë portës.
Rastet nuk mbaruan këtu pasi pas një asisti Lirian Ferati i shmanget mbrojtjes vendase dhe gjuan nga një kënd por goditjen e fuqishme e ndal vetëm traversa.

Pjesa e dytë filloi e nivelizuar por me vendasit të cilët gjenden 2 herë përball portierit tonë goditje te cilat i ndali Habib Gllareva.

Në minutën e 70 goditjen me kokë të Fidan Kqikut e ndali shtylla pingule ndërsa topin e kthyer nuk arriti ta dërgoj ne rrjet Florent Leka.
Rastet vazhduan ku edhe goditja gjysmë vollej e Patriot Fazliut u ndal me shumë mund nga portieri vendas.
Ishte minuta e 75 e takimit ku krosimin nga një goditje standarde të Fidan Kqikut e shfrytëzoj Lirian Ferati i cili pas goditjes me kokë tund rrjetën për të barazuar rezultatin në 1-1.
Pa kaluar 5 minuta shpëtimtar i portës tonë serish del të jetë Habib Gllareva i cili devijon goditjen e fuqishme te sulmuesit vendas ku topi goditi traversën.

Pas një kundërsulmi të shpejt në minutën e 84 të takimit Eron Kryeziu shërben për mrekulli me një top ne qendër për Lirian Feratin i cili nuk fal dhe godet në cepin e majtë të portierit për rezultatin 1-2 , pa pasur ndonjë rast tjetër mbyllet takimi dramatik me shifrat 1-2 për skuadrën tonë.

Në pjesën e dytë u inkuadruan në lojë, Eridon Bajraliu, Florent Leka dhe Eron Kryeziu.

KF Kika falemnderon klubin nikoqir KF Dardania për mirkpritjen dhe gjyqtarët për referim të drejtë.

You Might Also Like