Futboll

Kika e kryetrajnerit Sallah Sherifi mposht Vllaznimin që nuk kishte asnjë humbje

Vllaznimi i Gjakovës, lider në Ligën e Parë të Kosovës në Futboll pa asnjë humbje janë mposhtur këtë të shtunë në Hogosht nga Kika me rezultat 1:0.

Djelmoshat që drejtohen nga kryetrajneri Sallah Sherifi ia kanë shkaktuar humbjen e parë gjakovarëve, me një gol të shënuar nga Salih Kosumi.

Me këtë fitore Kika kalon në pozitën e 11 me 11 pikë të fituara, tri fitore, dy barazime dhe katër humbje, derisa Vllaznimi mbetet në pozitën e parë me 20 pikë, gjashtë fitore, dy barazime dhe një humbje.

You Might Also Like