KF Kika ka arritur marrëveshje huazimi me klubin SC Gjilani për sulmuesin Lazim Krasniqi, i cili do të forcojë repartin e sulmit me shpejtësinë dhe saktësinë e tij.
Faleminderit klubit SC Gjilani për bashkëpunimin dhe korrektësinë në këtë marrëveshje.

Gjithashtu, KF Kika ka angazhuar edhe Erduan Ibrahimin
Sulmuesi i njohur i është bashkuar zyrtarisht klubit tonë.
Erduani më parë ishte pjesë e KF Ramiz Sadikut dhe KF Rahovecit, dhe tani do të mbrojë ngjyrat e klubit tonë.
Jemi të bindur që përvoja dhe cilësitë e tij do t’i japin një shtytje të re sulmit tonë dhe mezi presim ta shohim në fushë me fanellën tonë!