Futboll

Në Podujevë Drita shkon për fitore

Këtë të dielë , FC DRITA zhvillon ndeshjen e xhiros së 10-të kundër KF Llapi në Podujevë.
Para gazetarëve sot folën kryetrajneri, Akis Vavalis dhe futbollisti, Albert Dabiqaj.
Kryetrajneei Akis Vavalis tha se nesër na pret ndeshje e fortë, por ka besim se do i marrim tri pikë.
“Pas një pauze kemi një ndeshje të fortë kundër një skuadre si KF Llapi. Gjatë kësaj periudhe kemi pasur edhe pushim pas një serie të ngarkuar dhe kthehemi ndaj një skuadre të fortë dhe gjendja tabelare e tregon këtë. Kishim një seri të ndeshjeve shuml të mira, por përgjatë këtyre 12 ditëve kemi punuar fort, kemi ushtruar mirë që të përmirësohemi. Nesër do të futemi fort, me agresivitet nga fillimi deri në fund të ndeshjes. Kam besim të plotë te djemtë dhe me mbështetjen e tifozëve tanë besoj që në ndeshjen e nesërme do të arrijmë t’i marrim tri pikë”, tha trajneri Vavalis.
Ndërsa, Dabiqaj tha se synimi i vetëm për FC DRITA është fitorja.
“Vijmë pas katër fitoreve dhe nesër kemi një kundërshtar mjaft të fortë, që në këtë sezon ka treguar formë shume të mirë. Për ne synimi i vetëm është fitorja që besoj që me shumë mund dhe sakrificë do ta arrijmë”, theksoi Albert Dabiqaj
Trajneri u pyet për formën e lojtarëve dhe titullin, për çka tha se është akoma herët të diskutohet për të.
“Deri më tani të gjithë lojtarët janë mirë dhe të gatshëm për nesër. Padyshim që kemi synime, por qëllimi është të tregojmë ndeshje të mira pastaj shohim ecurinë e kampionatit”, përfundoi Vavalis.
Kurse, Dabiqaj u pyet për formën e tij personale.
“Shpresoj të jemi mirë mendoj që me punën që po bëhet dhe me përgatitjet shpresoj ta shihni edhe Dabiqajn e vërtetë”, përfundoi Dabiqaj.
Ndeshja FC Llapi – FC DRITA zhvillohet nesër me fillim nga ora 13:00, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

You Might Also Like