Ka përfunduar dueli miqësor në Gjilan ndërmjet Kikës nga Hogoshti dhe KEK-ut.
Pas 90 minutave rezultati final i ndeshjes ishte 2-1 në favor të ‘elektricistëve’, raporton Gazetasheshi.com.
Autorë të golave për skuadrën e Alban Dragushës ishin Torviol Stullqaku dhe Vigan Veliu.
Ndërkohë golin e vetëm në këtë përballje për vendasit e realizoi Yll Murtezi.
Ndeshja u zhvillua në terenin me bari sintetik në Gjilan.
Pikërisht në këtë teren KEK-u të dielen do ta sfidojë Gjilanin e Sadat Pajazitit.