Futboll

FC Drita ka analizuar kundërshtarin

Deklarata e Ardian Nuhiut para ndeshjen me FC Royal Antwerp:

“Skuadra jonë është mirë. Futbollistët janë të fokusuar në ndeshje. Shoh një motiv të veçantë për ndeshjen e nesërme. Na pret një sfidë e madhe, realisht një mundësi shumë e mirë për futbollistët tanë të tregojnë vlerat. Kemi analizuar kundërshtarin. Jemi të vetëdijshëm për vështirësinë e ndeshjes. Kemi analizuar dy ndeshjet, ndaj nesh edhe atë në kampionat të Antwerp”, tha Nuhiu në konferencë për shtyp.

Tutje trajneri i gjilanasve tha se është i bindur që skuadra do të përformojë mirë në këtë sfidë.

“Bëhet fjalë për një skuadër agresive, skuadër që bën presion të lartë, me individë shumë cilësor. Për të gjitha këto kemi pasur javën e kompletuar të përgatitemi. Unë kam besim të plotë te skuadra jonë që do të përformohet mjaft mirë atë që kemi përgatitur”, shtoi trajneri Ardian Nuhiu.

You Might Also Like