Kika e Hogoshtit dhe Trepça e Mitrovicës, dy ekipe që dikur garonin në ligën elitare, janë takuar këtë të dielë në Hogosht në kuadër të Ligës së Parë të Kosovës në futboll. Pas një loje të pëlqyeshme, të të dy ekipeve, ndeshja ka përfunduar me rezultat të barabartë 2 :2.
Të dy golat për Kikën i ka shënuar lojtari i dikurshëm i Gjilanit e më pas edhe i Vllaznisë së Pozharanit, Lirian Ferati.
Me këtë barazim, Kika radhitet në pozitën e dymbëdhjetë me 14 pikë të tubuara, ku ka shënuar tri fitore, pesë barazime dhe gjashtë humbje, me një goldallim 15 :19.