Libri

Libri më i ri:“Adhuruesit e kulturës europiane” i autorit Shefik Shkodra


Shefik Shkodra me botimin e librit “Adhuruesit e kulturës evropian”, ka sjell një studim me një akceptim të ri bashkëkohor pas librit të tij të parë, prej një adhuruesi, studiuesi të mirënjohur dhe hulumtuesi, Shefik Shkodra, “Albania” e Faik Konica pergamenë shqiptar”, nga shkrimet të cilat kanë qenë edhe më të hershme, qysh para viteve të ’80-ta të shekullit kaluar, për të vazhduar interesimet dhe hulumtimet e tij edhe më. Botim që ka mbajtur në një vazhdimësi prej mbi një dekade të daljes së saj, si e përmuajshme dyjavore, javore në gjuhën shqipe dhe frënge. Shkodra ka përvijuar periudhat e ndryshme të vetëdijesimit dhe europianimit të F.Konicës.

Shkruan: Nijazi RAMADANI
Libri më i ri:“Adhuruesit e kulturës europiane” i autorit Shefik Shkodra është një prej studimeve me fleksibile që sjell ai nga binomi Konica-Apolineri, dy miq dhe dy përformuesit dhe avancuesit më të mirë, ideatorët për proeuropanizimin dhe kulturën perëndimore të tyre, sikur që ishin dhe mbeten të tillë, njëri Faik Konica dhe tjetri Gijom Apolineri, si dy violinat e para të një orkestre të përmasave europiane dhe, të akorduar mirë për skenën kulturore europiane.
I pari në djepin e civilizimit europerendimor dhe ishte një i vetëm në Paris (G. Apolinerit, poet frëng) dhe tjetri në Londër, duke i ranguar ata në djepin e civilizimit dhe kulturës, Për pedantrin, Leter-Këmbimin takimet, për jetën e tyre, njohjen reciproke të tyre në mes vete, miqësinë që e kishin ruajtur dhe të cilat kishin vazhduar për më shumë se 10 vjet, përmes korrespondencave letërkëmbimeve dhe dy takimet të njohura të tyre në Londër. Shpërfaqet edhe më mikpritjen, bujarinë shqiptare, të Konicës në shtëpinë që banonte në Londër ( banonte në Oakley Crescent, City Road, E.C). Sikur edhe bisedat, impresionet, mbresat miqësore, më të avancuar, të cilat janë arkivuar dhe përpunuar nga autori studiuesi tashmë i njohur i Konicës, për politikë, e më tepër për letërsi, histori e filologji (pra nga profesori i Gjuhës frënge, SH.SH.)
Është libri i dytë që patë trajtuar pas atij për gazetën“Albania”të Konicës ( “Albania” e Faik Konica pergamenë shqiptar”) si dhe të gjitha numrat e botuar në Paris dhe Bruksel, e që kapin thellësinë krijuese dhe mendimit shkencor, politik, social, kulturor kombëtar të tij. Ajo që e bënë këtë libër më atraktiv për auditorin e gjerë është informacionet, referencat, kronologjia përmes takimeve, letërkëmbimeve, bisedave përmes datave dhe dy personalitetesh të cilët i japin një dimension të ri, kuptim të plotë, sikur që reflektojnë ata me shumanësinë e tyre poliedrike, kontestin gjithëpërfshirës të F.Konicës dhe G. Apolinerit.
Autori referohet burimeve, ku na paraqitet poeti frëng, Apolineri, nderimin dhe vlerësimi në kulturë, atdhedashuri e politikë që kishte për Faik Konicën në prezantimin shtetëformimin dhe kulturën në kontestin europian të këndvështrimeve poliedrike.
Në kuadër të kësaj flet për fëmijërinë e G. Apolinerit, poetit frëng, gjithashtu dhe të Faik Konicës deri para pavarësisë kombëtare shqiptare. Te Konica do të hasim edhe veprimtarinë që me të hershme, pas shkollimit, qysh si i ri u përpjek që të shpërndajë dritë në kulturën, te shqiptarët e kohës së tij, duke u rrekur pas një gjuhe kombëtare, alfabetit dhe një pavarësie të tokave shqiptare, sidomos gjatë kohës sa e botonte revistën Albania në Bruksel dhe Londër (1897 – 1909). Ky , konsiderohet nga studiuesi se ishte një erudit i vërtetë me përmasa europiane, për këtë na dëshmon disa herë edhe miku i tij, francez, poeti frëng G. Apolineri

You Might Also Like