Sporte të tjera

Klubi i Gjimnastikës “Halil Alidema” debuton me sukses në garat nacionale të Federatës së Gjimnastikës të Kosovës

Federata e Gjimnastikës së Kosovës  ditë më parë ka organizuar garat e gjimnastikës në grupin B të cilat janë mbajtur në pallatin e rinisë dhe sportit në Prishtinë.

 

Në këto gara Klubi i Gjimnastikës “Halil Alidema “ nga Vitia u paraqit me 5 garues: 1.Eliza Ramadani, 2.Eneta Miftari, 3. Arbesa Hyseni, 4. Ariola Ajvazi dhe 5.Fiona Morina.

 

Në një konkurrencë tejet  të fortë garueset anamoravase arritën rezultate inkurajuese e rezultatet ishin këto:  Eliza Ramadani vendi i IV-të në parter (dysheme) ndërsa 4 garueset tjera pas një paraqitje shumë të mirë u nderuan me  medalje.

Sipas trajnerit  të klubit Hazir Alidema duke u bazuar ne faktin se ishim debytues në këto gara nacionale performanca e garuese tona ishte shumë e mirë.Aziz Zuka

You Might Also Like