Sporte të tjera

Fidan Arifi, motoçiklisti që po shkëlqen

Ai është i pasionuar pas motoçikletave, sidomos të atyre sportive, kurse tashti talentin e tij po e tregon edhe në gara të ndryshme që organizohen kudo në Kosovë, por edhe jashtë saj.

Fidan Arifi, motoçiklist i MC “Pogragja” këtë fundjavë ka shkëlqyer në Garën “Vera e Uglarit 2023”, garë kjo që organizohet nga Federata e Motoçiklizmit të Kosovës. Kjo ishte gara e pestë që është mbajtur në disa kategori në shtegun e garës përplot me sfida, e ku në kategorinë E1 pas nëntë rrathëve Fidan Arifi kishte dalë i pari, duke u shpallur kampion për këtë kategori.

Arifi është shprehur shumë i kënaqur me rezultatin e tij, sikurse që ka thënë që e gëzon edhe suksesi i kolegëve të tij, si Kujtim Haliti, që doli i treti në kategorinë hobby.

Fidan Arifi nuk ka lënë pa falënderuar edhe MC “Uglari” që ka bërë të pamundurën për rregullimin e shtegut e mbarëvajtjen e garës, sikurse që ka falënderuar edhe përkrahësit e shumtë që e kanë motivuar dhe e kanë shtyrë për të arritur këto rezultate.

Ndryshe, nga Federata e motoçiklizmit të Kosovës është bërë me dije se sivjet me katër motoçiklistë do të marrin pjesë në një garë ndërkombëtare dhe besojmë se në këtë garë do të ketë vend edhe për motoçiklistin e shkëlqyer Fidan Arifi, i cili do të tregojë talentin e tij./kryelajmi.com/.

You Might Also Like