Asnjë shikues nuk mund të mbetet indifferent kur ato paraqiten në skenë. Ëshë kënaqësi të shohësh se si këto vajza të reja, me aq elegancë, ritmikë e hijeshi bëjnë akrobacione ndër më të vështirat. Deri më tashti ato kanë marrë pjesë në dhjeta ngjarje, kurse ato janë aq të reja. Me një përvojë të madhe, trajneri i tyre Hazir Alidema, tek to ka ngjallë dëshirën e madhe për t’u marrë me sport e atij tashti përkrah po i gjendet edhe ndihmësi i tij, trajneri i ri dhe tejet perspektiv Ard Kryeziu.
Bëhet Fjalë për Klubin e Gjimnastikës “Halil Alidema” që tashti vepron në dy qytete të Anamoravës, në Viti e në Gjilan. i pari i regjistruar nbë nëntor të vitit 2016, kurse tjetri në shkurt të vitit 2017.
Klubi i Gjimnastikës “Halil Alidema” deri më tashti ka patur 16 paraqitje, në Gjilan, Viti e Kamenicë, kurse disa herë është shpërblyer me shpërblime nga më të ndryshmet.
Trajneri i këtij klubi, Hazir Alidema, në vitin 2018 është shpërblyer trajneri më i mirë në komunën e Vitisë, pastaj ky klub u shpërblye edhe më mirënjohje nga Federata e Gjimnastikës së Kosovës e shumë e shumë medalje, kupa, mirënjohje e shpërblime të tjera.
KGJ GJILAN – Enea Miftari, Eliza Ramadani, Ariola Ajvazi, Aurela Sherifi, Fiona Morina, Olsa Kosumi, Lisa Kosumi, Elda Muji, Rubina Rexhepi, Melisa Kerqeli, Alfa Bekteshi, Alea Kosumi Ana Gashi, Timo Walser zviceran, Puhiza Sadiku.
KGJ “Viti ” – Tringa Azemi, Artbesa Hyseni, Rinesa Abazi, Flutura Shabani, Sabiona Arifi, Ismete Ajeti, Laureta Alidema, Armelinda Demiri, Odeta Rexhepi, Erina Rexhepi, Melisa Demiri, Melisa Ajeti, Suela Hyseni, Dua Emini, Azra Azemi, Diar Ismajli, Dorela Ismajli, Verona Zenuni, Rifadije Rashiti, Erleta Haziri, Lejla Pira, Medina Ismajli, Olta Avdiu, Jara Avdiu, Leona Miftari.