Klubi i Xhudos Gjilani mori pjesë me krenari në edicionin e 22-të të turneut ndërkombëtar të xhudos “Mladost Open Cup”.
“Të rinjtë tanë shkuan për të luftuar, jo për shëtitje. Ata treguan forcë, disiplinë dhe zemër të madhe në çdo ndeshje”, theksojnë trajnerët Ibraim Hasani dhe Esat Selimi.
Në këtë turne, Isra Halimi fitoi vendin e dytë dhe na bëri krenarë të gjithëve. U kthyem me një medalje të argjendtë, por mbi të gjitha me më shumë përvojë dhe besim. Herën tjetër rikthehemi edhe më të fortë.





