Në Turneun Ndërkombëtar të Karatesë të mbajtur në Nikshiq të Malit të Zi, Klubi i XHudos Gjilani ka qenë pjesëmarrës në mesin e 544 garuesve nga vende të ndryshme.
Siç ka theksuar kryetrajneri Ibrahim Hasani xhudistët gjilanas kanë marrë pjesë në gara turneu Akademi Open.
Më e suksesshmja nga garueset gjilanase doli të jetë Belkiza Rexha, e cila fitoi medaljen e artë në kategorinë 28 kilogramë. Medalje fitoi edhe Ylljeta Sylejmani, e cila ishte e argjendtë në kategorinë 28 kilogram. Dy garuese të tjera Elisa Osmani dhe Agnesa Berisha gjithashtu fituan medalje të argjendta në kategorinë 36 kilogramë, kurse medalje të bronzta arritën: Feroza Abazi (30 kg), Lanika Bajrami (43 kg), Anal Maliqi )21 kg), Rilind Sylejmani (33 kg), Luan Berisha (36 kg), Bardh Maliqi (100 kg), Diell Fejzullahu, vendi i katërt dhe Ema Fejzullahu vendi i 5. /kryelajmi.com/