Sportet luftarake

Leotrim Rexhepi: Do ta bëj popullin tim krenarë duke mposhtur boksierin Italian

Boksieri 24 vjeҫar, Leotrim Rexhepi, me hapa të sigurt po marshon në boksin profesionist, duke dëshmuar se është një boksier me potencial të madh në ring.

Rexhepi nga katër duelet e zhvilluara në boksin profesionist gjerë në 56 kg, ka shënuar tri fitore e një barazim, ndërsa në ranglinstën botërore ka arritur të pozicionohet në mesin e 150 boksierve më të mirë mbrenda një viti.

Boksieri nga Pogragja e Gjilanit me 19 prill në kryeqytetin e Italisë në Romë, do ti kryqëzon dorezat me boksierin Italian, Salvadore Contino, mec i cili do të zhvillohet në gjashtë raunde.

Boksieri Italian 34 vjeqar, ka 7 meqe të zhvilluara duke shënuar po aq fitore, ndërsa me 19 prill pritet të jetë një duel shumë i vështirë për boksierin Rexhepi.

24 vjeҫari Rexhepi për këtë meҫ është përgaditur maksimalisht, duke premtuar se do të shënon fitore.
“Jam përgaditur për këtë duel, pasi kemi të bëjmë me një boksier me përvojë dhe shumë të fort, por e kam studiuar mjaft mirë dhe
do ta mposhti në mes të Romës për ta bërë popullin tim krenar.
Tani e një kohë kam intesifikuar ushtrimet nga dy herë në ditë
sëbashku me trajnerin Musli Zymberin, dhe jam i gatshëm që të premtën me 19 prill ti tregoj boksierit Italian se në shtetin tonë kemi traditë të boksit e këtë do ta dëshmojë gjatë duelit”.

Poashtu, Leotrim Rexhepi ka falenderuar të gjithë përkrahësit e tij e në veqanti donatorët të cilët po e ndihmojnë në këtë rrugëtim të tij në Itali.
“Pa ndihmën e njerzve të cilët po më përkrahin dhe po ndajnë kafshatën e tyre të gojës për të më ndihmuar me mjete financiare nuk
do t’ja kisha dale, por ju premtoj se gjithqka do të jap nga vetja që mos ti zhgënjej por ti bëjë krenar, poashtu edhe fansat e mijë që gjithmonë më japin kurajo drejt sukseseve të reja”.

You Might Also Like