Klubi i Xhudos Gjilani do të marr pjesë në në garën ndërkombëtare në Cetinje në Mal të Zi. Klubi gjilanas do të përfaqësojë Kosovën në një turne të madh ndërkombëtar, ku po marrin pjesë 44 ekipe.
Pjesëmarrëse janë pothuajse të gjitha shtetet e Ballkanit, si dhe ekipe nga Çekia, Sllovakia, Polonia, Bullgaria, Hungaria, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Ukraina, Sllovenia, Bosnja dhe Hercegovina dhe padyshim, klubi nga Kosova – Gjilani Judo.
Siç theksojnë trajnerët Ibrahim Asani dhe Esat Selimi. Ky është një turne i rëndësishëm, ku xhudistët tanë po fitojnë përvojë, disiplinë dhe miqësi ndërkombëtare.
“Për neve kjo vlen po aq sa medaljet. Suksese vajza dhe djem! Kthehuni me fitore, por mbi të gjitha me zemër të mbushur me përvojë dhe krenari. Gjilani Judo – bashkë më të fortë!”, theksojnë ata./kryelajmi.com/.







