Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci, deputeten Arijeta Rexhepi, bashkëpunëtorë të shumtë dhe përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës, vizituan komandantin e shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Mehmeti.
I pari i Gjilanit, tha se: Baca Fatmir, përfaqëson idealin më të lartë të atdhedashurisë dhe sacrifices.
Alban Hyseni, theksoi se në periudhën e luftës, Fatmir Mehmeti u kthye nga Gjermania për t’iu bashkuar radhëve të UÇK-së, duke dhënë shembullin më të mirë të përkushtimit ndaj vendit. Krah tij, në këtë rrugë të shenjtë, u bashkua edhe vajza e tij, sot kolegia jonë, Shqipe Mehmeti – Selimi.
“Për kontributin e jashtëzakonshëm dhe figurën e tij të ndritur, e nderuam me titullin “Nderi i Qytetit”, si shenjë respekti dhe mirënjohjeje të përjetshme”, tha kryetari Hyseni.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se nderimi dhe respektimi i veprimtarëve të çështjes kombëtare dhe luftëtarëve të lirisë është vlerësim për të kaluarën e lavdishme të popullit tonë dhe frymëzim për brezat e ardhshëm.
“I’u bashkova kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hysenit dhe përfaqësuesve të Organizatës së Veteranëve të Luftës në nderimin e bacit Fatmir me titullin “Nderi i Qytetit””, tha ministri Maqedonci.