Kohëve të fundit punëkryerësi i objektit të shkollës së re fillore në Pozharan, Kompania “AREA” nga Hodonoci, ka intensifikuar punët të thuash që janë përfundimtare në ndërtimin e objektit të ri shkollor i cili tashmë është duke marrë fizionomin e një objekti të ri mjaft modern dhe me standard evropiane e që është investim i Ministrisë së Arsimit.
Për tu njoftuar më përsëafërmi me punën që është duke u bërë këtu, nga përgjegjësi i kësaj punishteje u njoftuam se janë duke u zhvilluar punët me intensitet të lartë për cka është duke u punuar me shumë grupe profesioniste dhe se deri më tash në disa pjesë të ndërtesës po punohet me intensitet të shtuar dhe si rezultat i angazhimit të tyre objekti dalngadal është duke marrë pamjën e dëshiruar të një objekti modern.
Sic shifet edhe në fotografitë që bëmë në objekt janë vendosur dyert dhe dritaret e në përfundim janë punët ne fasadimin e jashtëm ddhe të mbrendshëm të objektit dhe ato janë kryer në 80 përqind.Gjithashtu edhe fasadimi i brendshëm në objekt ësshtë kryer rreth 80 përqind e krahas kësaj është kryer edhe instalimi i rrymes elektrike si dhe instalimi i paisjeve për ngrohje qendrore në 70 përqind si dhe instalimi i paisjeve të ujesjellsit.
Sipas punëkryersit, krahas ktyre punëve që po bëhën nga grupet profesioniste të punëtorve është duke u punuar me të madhe edhe në përfundimin e punëve ne ndërtimin e sallës së sporteve që do të jetë aneks i kësaj shkolle.
”Ne jemi duk punuar me intensitet të lartë dhe nëse koha mbanë e mirë jemi optmist se objekti do të jetë gati dhe funkcional për një kohë relativishtë të shkurtër”” thonë punëkryersit.Aziz Zuka