LAJME

Kompania “WOLF” GmbH BAUNTERNEHMEN në Fulda të Gjermanisë krenari e popullit shqiptar

Shteti i Kosovës ndër vite ka dhënë shumë emra të suksesshëm të njerëzve, të cilët po bëhen  emra të mëdhenj  në botën e biznesit, si në Kosovë po ashtu edhe jashtë Kosovës.

Storie e suksesit padyshim është Ukë Blakaj nga Istogu, i cili i hapi dyert për punëtorët kosovarë në shtetin e Gjermanisë.

Shqiptarët më nuk janë vetëm punëtorë krahu në botën perëndimore, por ata çdo ditë e më shumë po dëshmojnë suksese në çdo pore të jetës si të biznesit po ashtu edhe në vendimmarrje në të gjitha sferat e jetës si shoqërore politike, kulturore, sportive.

Njeriu i cili po bënë emër në botën e biznesit në Gjermani padyshim është Ukë Blakaj, i cili 95%të punëtorive në Company “WOLF” në Fulda të Gjermanisë janë punëtor nga Kosova,  ku numërohen me qindra të cilët kanë gjetur strehë në këtë kompani prestigjioze.

Blakaj, i cili rrjedhë nga një familje patriotike e atdhedashëse e prind i tre fëmijëve të mrekullueshëm, në fillim të viteve të 90 mori rrugën e mërgimit si 18 vjeçar tani mbi 30 vite ai asnjëherë nuk pushojë së vepruari për të mirën e punëtorëve duke ju siguruar kafshatën e bukës për familjet e tyre.

I edukuar në frymën patriotike 48 vjeçari Blakaj mësimet e para i mori nga prindi i tij arsimtar e dëshmor i kombit Mustafë Blakaj, i cili ishte ndër pionierët e parë të UÇK-së, i cili ra në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë, të cilën liri sot populli ynë po e gëzon.

Sakrificat e Ukë Blakaj janë të panumërta për të arritur suksesin të cilin tani po e gëzon në Kompaninë “WOLF GmbH BAUNTERNEHMEN” në Fulda të Gjermanisë, e cila është bërë “strehë” e punëtorëve shqiptarë apo më mirë të themi është bërë një zë i pandalshëm për shqiptarët në Gjermani i cili mundohet të jetë afër të gjithëve i cili është një shembull të cilin duhet ndjekur shumë veprimtarë e afarist kudo që janë.

Ukë Blakaj në asnjë moment nuk ndalet ku kërkohet ai gjendet aty për të mirën e shqiptarëve e shtetit të Kosovës.

“Jam shumë krenarë nëse vetëm pak kam arritur të bëjë diçka për popullin tim e Kosovën time, ndihem i privilegjuar që prindi im Mustafë Blakaj, i cili ishte me profesion mësues na edukoi e na mësoi se si duhet populli dhe atdheu në momentet kur thërret për liri të popullit, jam i nderuar nëse vetëm pak kam kontribuar në idealet e familjes time dhe të prindit tim”, ka theksuar Blakaj.

Puna e suksesshme dhe kualitative ka bërë që afaristët të cilët punojnë në Gjermani t’ia besojnë Ukë Blakajt udhëheqjen si Koordinator i Unionit të Bizneseve Gjermane – Shqiptare për Landin e Hesenit.

“Jemi një grup afaristësh të cilët bashkëpunojmë ngushtë njeri me tjetrin dhe ky bashkëpunim ka dhënë rezultate të mëdha kemi takime të rregullta dhe në këto takime diskutojmë çështje shumë të rëndësishme të veprimtarive tona dhe mund të them se jemi një ekip shumë i suksesshëm” bënë të ditur afaristi Blakaj.

Besimin që ka Ukë Blakaj tek njerëzit të cilët jetojnë në Gjermani është jashtëzakonisht i madh. Blakaj njëherit është edhe kryetar i Shoqatës Shqiptare “Kosova” në Fulda të Gjermanisë.

“Nëpërmjet kësaj shoqate ne kryejmë aktivitete tejet të mëdha është si shtëpi e jona e dytë ku marrim vendime shumë të rëndësishme për popullin tonë për të cilët jemi vazhdimisht në disponim sa herë që kanë kërkuar ndihmë nga ne.”

Për afaristin e njohur Ukë Blakaj dhe i biri i dëshmorit nuk ndalet në asnjë moment atij ju ka besuar që të jetë kryetar i AAK-së në Gjermani, siç thotë Blakaj “jam i nderuar shumë nga kryesia e kësaj partie dhe vetë nga populli shqiptar në Gjermani që më është besuar një përgjegjësi ndaj popullit e vendit tim dhe gjithçka që mundemi së bashku me shokët e mi do t’i qojmë proceset përpara për të mirën e shtetit të Kosovës”.

Se sa është i përkushtuar tek populli i tij Bekaj së bashku me shokët e tij ka bërë një iniciativë tejet të madhe për të hapur dy paralele të Gjuhës Shqipe në Hessen të Gjermanisë e për këtë iniciativë Blakaj thekson: “Ne ju kemi borxh fëmijëve tanë për ardhmërinë e tyre që gjuhën e nënës mos ta harrojnë kurrë se një komb që nuk e do gjuhën dhe vendin e tij ai popull nuk ka ardhmëri dhe shumë shpejtë do të ia arrijmë qëllimin së bashku me të gjithë prindërit e nxënësit shqiptar dhe kjo do të jetë një arritje jashtë zakonisht e madhe.”

Aktivitetet e afaristit Ukë Blakaj në Gjermani janë të panumërta i cili tek popullata gëzon respekt të jashtëzakonshëm 48 vjeçari Blakaj po ashtu në Gjermani  posedon dhe ka një numër të madh të të punësuarve në Hotelin   “WOLF Restaurant Zuer Linde” në Kunzel të Fuldes.

Veprimtari e afaristi Blakaj në asnjë moment nuk ka harruar vendlindjen e tij në Kosovë ai me të madhe ka zbutur papunësinë me afarizmin e tij të suksesshëm i cili posedon një  Restorant “Skenderbeg” afër burimit në Istog, po ashtu ky afarist i cili gjithmonë në zemër ka atdheun ka formuar Ndërmarrjen “Moler Kroni”. Në vitin e kaluarkemi hapur fabrikën në Istog në Zonën Industriale për prodhimin e shtëpive të gatshme, elementeve të parafabrikuara për tregun gjerman me licencim në Gjerrmani”.

Dashuria ndaj popullit shqiptar për Ukë Blakaj nuk ka të ndalur i cili njihet edhe si humanitar i madh aty ku e kërkon nevoja siç është sporti janë disa turnirët si në karate, shah, futboll e të tjera të cilat zhvillohen në emrin e prindit të tij dëshmorit të kombit mësuesit Mustafë Blakaj.

Ukë Blakaj djali i mësuesit e dëshmorit të kombit Mustafë Blakaj na bënë krenarë me punën e tij profesionale dhe të ndershme e gjithë kjo arrihet me përkushtim, korrektësi, e kualitet dhe me atdhedashuri.

Të gjitha këto të arritura janë një promovim se populli shqiptar nuk është vetëm punëtor krahu por populli shqiptar ka vizion dhe ardhmëri e këtë e dëshmon njeriu nga Istogu Ukë Blakaj, i cili tërë jetën po ja kushton popullit të tij.

You Might Also Like