Gjilan, 4 gusht 2021 – Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Shpresa Kurteshi – Emini së bashku me nënkryetarin për komunitete, Kadir Hysein, kanë bërë sot homazhe në sheshin qendror të fshatit Dobërçan, për të nderuar veprën e dëshmorit Mehmetali Behluli.
“Jemi sot së bashku me nënkryetarin Hyseni, zyrtarëve komunalë, Këshillin e fshatit, organizatës “17 shkurti” dhe banorët e shumtë jemi në homazhe në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorit të kombit Mehmetali Behluli, i cili ka dhënë jetën për të mos vdekur kurrë dhe njëkohësisht për të qenë nderi i fshatit, i Komunës së Gjilanit, Kosovës dhe gjithë shqiptarëve. Liria që sot e gëzojmë ka themelet pikërisht në gjakun e dëshmorëve që edhe sot na bëjnë roje”, ka thënë kryesuesja Kurteshi-Emini.
Ajo, gjithashtu, ka thënë se sot na mbetet që ne të gjithë bashkërisht të punojmë në ruajtjen e lirisë, ndërtimin dhe zhvillimin e vendit dhe të mos harrohet kurrë amaneti i dëshmorëve dhe të gjithë të rënëve për liri të Kosovës.