KULTURA

Komuna e Vitisë ndalon të gjitha aktivitetet e “Flakadanit të Karadakut” si masë mbrojtëse kundër përhapjes së Koronavirusit

Për shkak të Koronavirusit, Komuna e Vitisë si masë mbrojtëse ka anuluar të gjitha aktivitetet të parapara për shënimin e Manifestimit Tradicional Kulturor e Sportiv „Flakadani i Karadaku“ i cili zakonisht zhvillohet me aktivitete të shumta nga 21 deri 26 mars. Kjo u bë e ditur sot nga zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, gjatë takimit me Komisionin Komunal për organizmin e Manifestimit „Flakadani i Karadakut“. Ndërkaq për masat mbrojtëse që po ndërmerr komuna e Vitisë, në veçanti sektori i shëndetësisë gjatë këtij takimi ka folur Vjollca Kadolli-Halili, Drejtoresh e QKMF-së në Viti.

Ajo tha se me qëllim të mbrojtjës së qytetarëve nga ky virus duhet të anulohen patjetër të gjitha aktivitet. Ndërkaq Qemajl Rexhepi, nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve potencoi se duhet të shikohen mundësitë që së paku me 26 mars të mbahen homazhet në varrezat e dëshmorëve në Viti, për të përkujtuar dëshmorin e kombit „Nijazi Azemi“-Komandat Mjekra në ditën e rënies së tij. Për këtë u pajtuan edhe anëtarë të tjerë të këtij komisioni.

Përndryshe në këtë takim kam marrë pjesë Drejtori i DKRS-së, Milot Lala dhe përfaqësues të tjetër në mesin e tyre edhe babai i dëshmorit të komandant Mjekrës, Ramush Azemi.Aziz Zuka

You Might Also Like