Viti

Komuna e Vitisë ndanë 100 mijë euro për luftimin e Pandemisë  COVID-19

 

Komuna e Vitisë ka ndarë 100 mijë euro gjatë ditës së sotme në seancën e mbajtur në kushte të jashtëzakonshme në objektin e Shkollës së Mesme Profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti. Kuvendi komunal i Vitisë, ka mbajtur sot një mbledhje urgjente në të cilën pos që është dhënë një njoftim rreth situatës momentale të pandemisë së COVID-19 në komunën e Vitisë, po ashtu është miratuar edhe propozimi për ndarjen e mjeteve financiare për këtë destinacion. Fillimisht kryesuesi i Kuvendit Komunal Naim Pira, ka falënderuar gjitha Institucionet komunale, shëndetësore, të sigurisë, organizatat dhe shoqatat, donatorët e vullnetarët e ndryshëm, si dhe gjithë ata që po angazhohen që kjo pandemi të tejkalohet me sa më pak pasoja. Ndërsa zv.kryetari i komunës Hasan Aliu, njoftoi këshilltarët me punën që është bërë për gjatë këtyre ditëve të Institucioneve komunale, ku është formuar edhe Komiteti komunal i emergjencës “Ne si komitet, kemi qenë të angazhuar që situatën ta kemi nën kontroll. Me marrjen e masave adekuate, që nga paraqitja e rastit të parë me këtë virus, jemi mobilizuar dhe kemi marrë vendimin e menjëhershëm që Stublla të karantinohet. Zv/ Kryetari i Komunës, Hasan Aliu,ka thënë  se situata në Viti është nën kontroll dhe përveç rasteve në fshatin Stubëll, numri i të prekurve me coronavirus nuk është rritur. Ai para këshilltarëve komuna; te pjesëmarrësve në këtë mbledhje në mënyrë kronologjike  ka përmend të gjitha punët dhe angazhimet e institucioneve komunale që janë bërë dhe po bëhen në mbrojtjen e qytetarëve nga kjo sëmundje veçmas ka lëvduar angazhimin e personelit mjekësor të QKMF f-së në Viti.

“Ne si komitet, kemi qenë të angazhuar që situatën ta kemi nën kontroll. Me marrjen e masave adekuate, që nga paraqitja e rastit të parë me këtë virus, jemi mobilizuar dhe kemi marrë vendimin e menjëhershëm që Stublla të karantinohet. Kemi arrit që të menaxhojmë suksesshëm me situatën dhe për momentin kemi gjendje stabile, duke mos pasur raste të reja, përpos atyre 7 rasteve në fshatin Stubëll”, ka thënë Aliu. Seanca e sotme u mbajt në kushte të jashtëzakonshme, për shkak të respektimin të masave mbrojtëse dhe ruajtjes së distancës, për çka mbledhja u mbajt në Shkollën e Mesme Profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti. Fillimisht, në hyrje të seancës, ekipi mjekësor i QKMF-së i ka bërë një kontrollë gjithë këshilltarëve dhe pjesëmarrësve. Aziz Zuka

You Might Also Like