Viti

Komuna e Vitisë shpall sportistët dhe artistët e vitit 2018

Sportist i vitit 2018 për herë të dytë, komuna e Vitisë shpalli futbollistin Festim Alidema nga Pozharani ndërkaq për trajner me të mirë ka shpallur Hazir Alidemën një punëtor i njohur sportiv.

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Vitisë mbrëmë me një solemnitet rasti si edhe viteve të tjera edhe sivjet, ka shpallë më të mirët në lëmin e kulturës dhe sportit për vitin 2018.

Edhe kësaj radhe pjesën dërmuese të çmimeve e morën sportistët nga lokaliteti më i madh i kësaj komune- Pozharani.

Kështu trajneri më i suksesshëm u shpall Hazir Alidema, i cili udhëheq me sukses shkollën e futbollit “”Vllaznia” të Pozharanit, prej nga doli si produkt i kësaj shkolle futbollisti i cili tashmë po bënë emër Festim Alidema, i cili u shpall sportist i vitit 2018 e nga kjo shkollë dolën edhe Betim Halimi i cili tashmë po e vazhdon karrierën në klubet ndërkombëtare ku aktualisht mbron ngjyrat e një klubi të Supërligës në Ukrainë.

Pastaj portieri i ri 18 vjeçar Petrit Terziu i cili është pjesë e kombëtares U19 të Kosovës etj/.

Hazir Alidema me sukses po e udhëheq edhe Klubin e Gjimnastikës “”Halil Alidema” për çka ky klub është nderuar me mirënjohje.

Ndërkaq si klubi më i mire është shpallur Klubi i Pingpongut “Vitia” e për vepër jetësore është nderuar Jakup Jahiri kurse çmimet speciale në fushën e sportit i kanë marrë: shenjëtaret Drilon Ibrahimi, Urata Rama, Lumturia Rama nga Pozzharani, Edon Rexhepi dhe Granit Halili kurse vullnetarja e vitit 2018 është shpallur Sadie Lutfiu.

Ndërkaq çmimi i publikut për artistin e vitit 2018 e ka marrë këngëtarja e re, Djellza Nuhiu e sportisti i vitit nga publiku vitias është përzgjedhur sportisti Taulant Qosa.

Ansambli më i mirë është shpallur “Dasma” nga Pozharani. Aziz Zuka

 

You Might Also Like