Bujqësi

Komuna e Vitisë shpërndahen pajisje të ndryshme bujqësore për fermerët

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Pira, kanë marrë sot pjesë në ceremoninë e pranin-dorëzimit të mekanizmave bujqësor për fermerët përfitues të kësaj komune. Me këtë rast sot janë ndarë 65 spërkatëse 400 litërshe, 7 shpërndarëse plehu, 4 makina për shtruarje e folisë dhe 2 mikserë për përgatitjen e ushqimit për shpezë.
Kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë do të vazhdoj të përkrahë të gjithë fermerët vitias duke potencuar se së shpejti do të bëhet edhe furnizimi dhe shpërndarja e agrotekniksë tjetër për fermerët përfitues. Ai po ashtu tha se planifikimi për shpërndarjen e pasjeve të tjera do të bëhet sipas nevojës që kanë fermerët vitias si kultivues të kulturave të ndryshme bujqësore. Kurse drejtori i Bujqësisë, Naim Pira, bëri me dije se vlera e këtyre mekanizmave bujqësor është rreth 50 mijë euro kurse 20% të vlerës janë participim të fermerëve përfitues. Përndryshe komuna e Vitisë në baza të përvitshëm bënë shpërndarjen e mekanizmave të ndryshëm bujqësor me qëllim të përkrahjes së fermerëve të saj. A.Zuka

You Might Also Like