Komunikatë për Opinion nga Partia e Drejtësisë dega në Gjilan
PD si subjekt politik përkrahë propozimet e fundit nga Kuvendi Komunal për lirimin nga pagesa të bizneseve që shfrytëzojnë hapsirat publike (për nevoja biznesore), lirimin nga pagesa për pranim teknik të lokaleve të reja të cilat hapen si dhe lirimin nga pagesa e qirasë mujore për vitin 2021 të bizneseve që shfrytëzojnë lokale në pronësi komunale, përfshirë edhe banesat.
PD kërkon që të shikohen mundësitë e ndihmës edhe për bizneset tjera private, pasi që alternativat e nxjerra nga Komuna e Gjilanit lënë anash bizneset private dhe familjet që janë me qira, dhe kjo ata i diskriminon, përderisa ndihma dhe dora e shtetit fare nuk shihet në horizont.
PD kërkon nga Komuna e Gjilanit që të shohë se cilat janë mundësitë e ndihmës së këtyre kategorive dhe t’i adresojë ato, duke mos lënë anash edhe qytetarët që janë duke jetuar buzë limiteve të ekzistencës.
Në anën tjetër, dihet se kërkesat për intervenim në infrastrukturën rrugore janë të mëdha, por segmentimi dhe rrugët e dëmtuara të kategorisë më me rëndësi, dhe që kanë qarkullim më tepër i përkasin urgjencave për ndërhyrje.
Partia e Drejtësisë dega në Gjilan, kërkon ndërhyrjen në infrastrukturën rrugore në disa rrugë të qytetit që brenda saj po ngulfasin qytetarët dhe po dëmtojnë dhe rëndojnë qarkullimin normal të qytetarëve dhe veturave.
Intervenimet imediate në disa rrugë pa i përmendur të gjitha, por si shembujt konkret janë: “Evlia Qelebia”, “Isa Kastrati”, “Sali Aga”, e të tjera si këto, kërkojnë trajtim më urgjent nga Komuna e Gjilanit, duke shkurtuar procedurat e burokratike dhe fillimin e ndërhyrjeve pa vonesë.
Partia e Drejtësisë dega në Gjilan, vlerësoi edhe gjendjen mbi pandeminë në nivel Komune, duke u ndjerë keq për periudhën e keqe që po kalojnë qytetarët Gjilanas, duke ritheksuar se qytetarët bashkë me Institucionet Komunale po ja dalin t’a përballojnë edhe këtë sfidë të madhe, duke mos i lënë hapsirë panikut dhe manipulimit, por duke menaxhuar situatën së pari individualisht, si familje dhe si Institucione në përgjithësi.
Partia e Drejtësisë dega në Gjilan, falenderon dhe shpreh mirënjohje të thellë Institucioneve Shëndetësore që vazhdimisht po mundohen të qëndrojnë në krah qytetarëve. Edhe pse me probleme nga më të ndryshmet, me staf jo të mjaftueshëm, në mungesë edhe të barërave adekuate për trajtim të Covid 19 dhe sëmundjeve tjera të cilat kanë kosto që rëndojnë bugjetin e qytetarëve, ky institucion po ja del të organizohet edhe në këtë rutinë të përditshme pa u zbrapsur asnjëherë.
Partia e Drejtësisë dega në Gjilan, nuk lë pa përmendur dhe falënderuar Institucionet e Sigurisë, që vazhdimisht mundohen të jenë në krah qytetarëve të Kosovës, duke dhënë maksimumin që sfida me pandeminë të kalohet sa më lehtë dhe qytetarët mos t’a njejnë veten të lënë pas dore.
Institucionin më me rëndësi, atë të Arsimit, i cili pa rreshtur ka dhënë kontributin e tij dhe nuk është ndalur asnjëherë Partia e Drejtësisë dega në Gjilan e përkrahë pa asnjë hezitim, duke i dhënë mbështetje në mënyrë direkte dhe indirekte, që ky institucion të mos ndalet së kontribuari asnjëherë.
Mungesa e hapsirave të gjelbëra dhe papastërtia në nivel Komune është një sektor ku po qalon qeverisja Komunale e Gjilanit. Nevojat për hapsira ku qytetarët e moshave të ndryshme mund të kalojnë kohën e lirë, fëmijët të jenë të sigurtë në hapsirat ku lozin dhe më tej papastërtia që ka kapluar qytetin e Gjilanit vlerësohet me notën minimale nga ana e Partisë së Drejtësisë dega në Gjilan. Rrugët e mbushura me mbeturina dhe pluhuri që vazhdimisht qëndron në ajër e ndotë edhe më tëj ambientin e jetës në qytetin e Gjilanit.
PD kërkon nga Komuna që të fillojë të hulumtojë dhe gjejë mundësi për krijimin e hapsirave të gjelbra (të vogla) por të domosdoshme brenda qytetit, dhe të fillojë sa më parë pastrimin dhe larjen e rrugëve sidomos atyre kryesore që po rëndojnë jetën e qytetarëve pa dallim.
Partia e Drejtësisë ofron bashkëpunimin e saj në nivel Komune, dhe inkurajon bartësit Komunal që të vazhdojnë punën e saj duke shtuar kapacitetet në sektorë të ndryshëm ku ka ngecje, dhe të rrisë kapacitetet e bashkëpunimit me qytetarë dhe mos lënë anash edhe fshatrat që ndoshta asnjëherë nuk janë vizituar dhe ofruar për t’i parë nga afër hallet dhe brengat që ata kanë.
Partia e Drejtësisë dega në Gjilan
Maj 2021