Gjilan

Nazim Gagica: Lajm shumë i rëndë për ndarjen nga jeta e ish zyrtarit të Gjendjes Civile në Adminstratën komunale në Gjilan, Nebi Hasani

Lajm shumë i rëndë për ndarjen nga jeta e ish zyrtarit të Gjendjes Civile në Adminstratën komunale në Gjilan, Nebi Hasani.
Kisha fatin ta kem bashkëpunëtor profesional por edhe mik të jashtëzakonshëm Nebiun. Kontributi i tij i veçantë shërbimin qytetarë, ka lënë gjurmë të pashlyera në administratë e përgjithshme komunale.
Nebiun do ta kujtojmë përherë si një profesionist të dalluar, një mik të veçantë e qytetarë i urtë e i ndershëm.
Ngushëllime familjes Hasani, kolegëve dhe qytetarëve të Gjilanit!
U prehsh në paqe, mik!

You Might Also Like