Nexhat Rexha
Bota njerëzore dhe kultura i kanë lidhjet e gjata nëpër shekuj, ato kanë krijuar e ruajtur trashëgimi të etnicitetit të tyre, të cilat kanë marrë e kanë dhënë vlera të papërsërishtme në mes tyre. Pastaj përmes faktorizimit mbisundues, dhunës e deformimeve me ndikime të pushtimeve edhe kultura ka ngecur apo në shumë raste ajo edhe është zhdukur. Po këtë fat e ka përjetuar edhe kultura shqiptare në të gjitha trevat e saja. Në këtë realitet të kohëve e sundimeve, Esat Kamberi në librin e tij” Etnokulturocidi në Kosovë”, ka shkruar fakte reale në destinim të faktorizimit ndërkombëtar, në ndriçim të kulturës shqiptare në Kosovë në periudhën 1945-1995. Periudhë kjo e rëndësishme në Kosovën e pas Luftës së Dytë Botërore. Autori librin ia ofron si dokumentaritet skenës politike të fillimit të viteve të 1990-ta ,duke iu drejtuar Dr.Ibrahim Rugovës në ato vite.
Materialet e shtjelluara në këtë libër janë shumë të rëndësishme, për kohën kur u shkruan, ato mbeten vlera të rëndësishme shkrimore, historike, e dokumentare edhe për të gjitha kohët. Në pesë kapitujt i librit, autori ka shkruar në mënyrë kronologjike për zhvillimet e kulturës shqiptare në Kosovë për këtë periudhë 50 vjeçare.
Themelimi i institucioneve në këtë periudhë i dha zhvillim e emancipimit kulturor e kombëtar njeriut të atyre viteve. Autori i librit ishte përjetues dhe bartës i një pjese të këtyre proceseve në ngritjen e vlerave kulturore shqiptare në Kosovë, duke qenë njohës i thellë i këtyre proceseve e zhvillimeve shoqërore, ai me saktësi ka paraqitur këto procese të atyre viteve. Organizimi institucional i jetës kulturore në Kosovë, ka krijuar klimë e sakrificë dhe dinjitet për gjeneratat e atyre viteve.
Në këto rrethana shoqërore rezultatet janë të pranishme në ndërtimin e : Objekteve të kulturës, Veprimtarisë botuese, Monumenteve kulturo historike, Manifestimet e kulturore, Shoqëritë kulturore-amatore etj. Këto rrethana krijuan një realitet tjetër në dukje të asaj kohe, edhe pse dihej se çdo angazhim nëpër këto zhvillime kulturore kishte edhe mbikëqyrjen e saj në baza nacionale. Në kuadër të Jugosllavisë u krijuan ligje për funksionimin e të gjitha institucioneve shtetërore, kurse në Kosovë këto ligje funksionin sipas Rregullativave kushtetuese juridike për kulturën në Kosovë. Në suaza të këtyre ligjeve Kosova avancoi në një pjesë të kulturës së saj. Të gjitha këto ligje funksiononin, duke u thirrur në Dokumentet e aprovuara nga Asamblea e Kombeve të Bashkuara, përmes konventave e deklaratave.
Të gjitha këto rezultate të arrira, janë krijuar me frymë të re pas rënies së Rankoviqit në vitin 1966. Fill pas rënies së kësaj diktature të egër kundër shqiptareve, sikur u krijua klimë më e avansuar pas demonstratave të vitit 1968, hapjes së Universitetit të Prishtinës në vitin 1970, si dhe Kushtetutës së vitit 1974. Kjo periudhë ndriçoi tokën e Kosovës dhe krijoi një frymëmarrje më të lirë edhe për shqiptarët në trevat tjera të ish Jugosllavisë. Në institucionet e Kosovës filloi bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën e kulturës, pastaj bashkëpunimi kulturor me Shqipërinë. Përfaqësuesit e Kosovës bënë përpjekje të vazhdueshme për të konkretizuar punën edhe në institucionet ndërkombëtare. Mirëpo, politika serbe si gjithmonë përmes metodave të saja pengonte këto kërkesa e njohje të vlerave kombëtare të Kosovës. Autori shkruan në libër, se: “Një komision i tillë për koordinim të punëve me UNESCO-në, Kosova e kishte formuar në Prishtinë, pranë Sekretariatit Krahinor të Arsimit,Shkencës dhe Kulturës, por puna e tij vazhdimisht ishte penguar dhe nuk kishte funksionuar si duhet për shkak të shantazheve që i bëheshin”[1]
Të gjitha këto ngjarje e procese kulturore janë paraqitur mjaft bukur në libër, të cilat autori i ka dokumentuar me saktësi shkencore dhe faktografi të dokumentuar. Bota shqiptare dhe politika serbe, në këto vite, sa të ngrohta e të acarta, krijoi intrumentalizimin e zhdukjes së këtyre proceseve, që avanconin kulturën shqiptare në Kosovë. Demonstratat e studentëve të vitit 1981,e nxitën shovenizmin serb të vepronin nën ombrellën e Jugosllavisë për të zhdukur këto avancime përparimtare të botës shqiptare. Në realitet viti 1981, është sinjali më reflektues e progresivë në Evropë, për të treguar se socialimzit iu kishin kalbur rrënjët. Kur jemi të fryma e socializmit, Millovan Gjillas, në Librin e tij ”Početak Kraja i Početka”[2] në vitin 1953, shkruan: “Socializmi dhe shteti janë vetëm miq dhe aleatë të përkohshëm. Dhe burokracia zhvillon kulte mistike të gjendjes së traditës shtetërore, si dhe forma të tjera ideologjike dhe organizative që llogariten mbi amullinë e botës dhe mbajtjen e shtresave te botës . Burokracia bën thirrje për të ndihmuar hijet e klasave të vdekura dhe tashmë të harruara. Ajo është gjithmonë shoviniste dhe nacionaliste“[3] fq .21.
Esat Kamberi, në faqet e këtij libri shpalosë të gjitha këto arritje kulturore shqiptare,të cilat humbën funksionimin e tyre, përmes platformave të politikës socialiste serbe kundër Kosovës. Suspendimi i autonomisë së Kosovës të viti 1974, rrënoi të gjitha këto vlera kulturore që zhvilloheshin brenda institucioneve të Kosovës. Pra, ardhja e Sllobonan Millosheviqit, riktheu kierarkinë politike të Serbisë sipas elaborateve të njohura. Marrja e dhunshme e autonomisë së Kosovës me tanke, në mars të vitit 1989, rrënoi çdo gjë brenda territorit të Kosovës. Mirëpo, përkundër këtyre rrënimeve e ngjarjeve antikushtetuese e antinjerëzore, fryma demokratike e popullatës shqiptare, unifikoi veten dhe arriti t’i përballojë dhunës e robërisë serbe për të ardhur deri te kjo liri ku jemi sot.
Libri ”Etnokulturocidi në Kosovë”, i Esat Kamberit, ofrom material të nevojshëm për keqpërdorimet serbe në këto vite të robërisë, kurse pas Gazimestamnit, Serbia ,në Kosovë, krijoi rrethana tjera për keqpërdorime të ndjeshme edhe në analet ndërkombëtare, duke përvetësuar përmes mekanizmave të saj edhe objeketet e trashëgimisë kulturore , si dhe duke i shpallur, Manastiret si prona serbe, edhe pse këto prona me konventat ndërkombëtare nuk parashihen si prona të një territori( shtet) tjetër. Me këto të dhëna autori ka krijuar mundësi për njohje e depërtime në retrospektivë dhe avancim të mëtutjeshëm për hulumtime shkencore. Veprat e këtilla janë mëse të nevojshme për shkencën, kulturën dhe arkivin e shtetit.
Po kush duhet të merret me këtë problematikë :?!
Padyshim se Akademia e Shkencave e Republikës së Kosovës, historianët, juristët, politikologët etj.
Marrë në tërësi libri i Esat Kamberit” Etnokulturocidi në Kosovë”, është i veçantë dhe njëkohësisht i nevojshëm për të kuptuar se institucionet dhe njerëzit që bartin procese nëpër këto zhvillime shoqërore, janë të thirrur dhe mëse të domosdoshëm për të thënë atë që i duhet të ardhmes. Autoi ka përmbledhur përmbajtjen e librit, me parathënien në gjuhën angleze, çka ia shton vlerën këtij libri.
Qenia njerëzore e kombëtare nuk mund të ketë jatëgjatësi e vlerë, pa gjurmët e kohëve, kur etniteti i tij është nëpërkëmbur nga diktaturat pushtuese, deri në shfarosje në të gjitha dimensionet e saj. Libri pasuron fondin e memories kombëtare, në ruajtje dhe identifikim të Kulturës shqipatre në Kosovën e shekullit ë kaluar. Për t’i dhënë kuptimin të djeshmes, të sotmes dhe të nesërmes.
Më 25 nëntor 2023
[1] Esat Kamberi: “Etnokulturocidi në Kosovë”.Tetovë,1999.fq.179.
[2] Millovan Gjilas;”Pčetak kraja i početka” ,Beograd, 1953.fq.48.(Fillimi i fundit dhe i fillimit)
[3] ” Socializam i država su samo privremeni prijatelji i saveznici. A birokracija razvija mistični kult države i državne tradicije, kao i druge ideološke i organizacione forme koje su sračunate na zaostalost svijesti i zadržavanje svijesti masa. Birokratija poziva u pomoč sjeni mrtvih i več zaborvaljenih klasa. Ona je uvjek šovenistička i nacionalistička- fq.21.Perktheu .Musa I Ahmetaj.