Futboll

Kristal Abazaj, lojtari më i ri i Dritës

Një tjetër emër i madh i bashkohet skuadrës së Dritës, është bërë e ditur nga klubi bardh e kaltër.
Ja postimi i plotë i klubit:
Jemi të lumtur të njoftojmë përforcimin më të ri të klubit tonë Kristal Abazaj, një lojtar me eksperiencë dhe cilësi të lartë që i shtohet repartit ofensiv.
Pas një angazhimi dhe vendosmërie të madhe, drejtori ynë sportiv Valon Zymberi ka arritur të mbyllë me sukses marrëveshjen që sjell Kristalin në radhët tona.
Abazaj ka firmosur një kontratë dyvjeçare. Ai pritet të jetë një armë e fortë për trajnerin Ramadani.

You Might Also Like