Kryendeshja Drita – Gjilani është përcjellë nga gazetarë të shumtë vendorë dhe ndërkombëtarë. Përderisa rezultati dhe loja ishin në rend të parë për gazetarët vendor, për ndërkombëtarët më interesante ishte atmosfera e krijuar në tribunat në njërën anë dhe në tjetrën.
Shkaku i interesimit të madh të gazetarëve, FC Drita pos ballkonit, prej ku zakonisht i përcjellin ndeshjet gazetarët, ka krijuar edhe një vend tjetër, në pjesën lindore të stadiumit, mu skaj flamurit të kornerit.
Në këtë pjesë pati gazetarë dhe fotoreporterë të shumtë brenda dhe jashtë vendit. Janë parë gazetarë francezë, të pajisur me kamera lëvizëse që vraponin sa në njërën anë sa në njërën anë sa në tjetrën, pastaj fotoreporterë e gazetarë gjermanë që nuk ishte hera e parë që e përcillnin këtë derbi, sikurse që pati edhe gazetarë nga vendet nordike e nga vende të tjera të Evropës.
Në imazhet e tyre janë fokusuar transparentet e shfaqura të “Intelektualëve”, fishekzjarrët dhe nganjëherë edhe ndonjë shishe e hedhur në fushë, derisa edhe “Skifterët” patën koreografitë e tyre, Qentë e lojës keno, që përshkruan tërë tribunën dhe që dukej se po vraponin si në këtë lojë, por edhe fishekzjarrët e kuqe që u ndezën me të filluar pjesëloja e dytë, shishet e hedhura në drejtim të Liridon Lecit, që në vend që të festonte golin e shënuar të Dritës u drejtua ka shikuesit e Gjilanit, por edhe ndërskamcat e ndërsjella, të përcjella me fyerje nga të dy anët, të cilat fatmirësisht nuk i kishin kuptuar gazetarët e huaj.kryelajmi.com