LAJME

Kryeprokurori Kadriu priti në takim përfaqësues të OSBE-së

 

Kryeprokurori Kadriu priti në takim përfaqësues të OSBE-së

Gjilan, 08 Shkurt 2021 – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, z. Arben Kadriu, ka pritur në takim përfaqësues nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me mision në Kosovë, z. Burim Blakaj, Zyrtar i lartë ligjor dhe znj. Milica Stojanovic, Zyrtare ligjore vendore.

Në këtë takim u diskutua përkrahja e misionit dhe u bisedua vazhdimi i bashkëpunimit në mes dy institucioneve.

Fillimisht, përfaqësuesit nga OSBE, e uruan kryeprokurorin për pozitën e re dhe çmuan lartë bashkëpunimin e vazhdueshëm me Prokurorinë Themelore në Gjilan, duke vlerësuar punën dhe të arriturat e kësaj prokurorie, si dhe përmendën aktivitetet të cilat OSBE-ja planifikon që ti implementojë gjatë këtij viti.

Në anën tjetër, kryeprokurori Kadriu vlerësoi lartë punën e OSBE-së në Gjilan dhe siguroi që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje, me qëllim të fuqizimit të efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës.

You Might Also Like