Kryesia e Vllaznisë së Pozharanit nw faqen e tyre nw facebook kanw shkruar se falënderojnë të gjithë për organizim perfekt të ndeshjes me Lepencin
Përmes këtij postimi dëshirojmë të falënderojmë të gjithë ata që kontribuuan në organizimin perfekt të ndeshjes së sotme, një ndeshje që pos spektaklit sportiv dha mesazh të mirë për të gjithë sportdashësit kosovar! Fillimisht falënderojmë tifozërinë 𝗧𝗜𝗚𝗥𝗔𝗧, cilët nuk u ndalën së përkrahuri klubin, ku me një organizim perfekt ata ishin lojtari 12’të sot. Falënderojmë po ashtu edhe anëtarët e kryesisë që pa ndalur asnjë moment gjatë gjithë kësaj jave organizative, u kujdesën që organizimi ndeshjes të jetë në nivel. Falënderojmë veteranët e klubit cilët u kujdesën po ashtu rreth organizimit. Falënderojmë edhe Policinë e Kosovës cilët u përkujdesen për sigurinë e ndeshjes në një ndeshje me një numër aq të madh të tifozëve.
Ju falenderojmë të gjithëve kontribuesve tjerë të ndryshëm!
Me respekt, 𝙃𝙖𝙡𝙞𝙩 𝘼𝙡𝙞𝙙𝙚𝙢𝙖 – 𝙆𝙧𝙮𝙚𝙩𝙖𝙧 𝙞 𝙠𝙡𝙪𝙗𝙞𝙩




