Reshjet e borës po vazhdojnë edhe gjatë këtyre orëve të mbrëmjes. Ne gjatë ditës, në periudha të vazhdushme, ishim në kontakt me kompaninë përgjegjëse për mirëmbajten e rrugëve. Sikurse stafi i jonë që ishin gjatë ditës në teren për të inspektuar rrugët, ne kishim parasysh edhe kërkesat e banorëve të cilët i falenderojmë për bashkëpunimin që na ofrojnë duke na treguar për zona konkrete, të cilat zakonisht janë ato të fshatrave e që duhet ndërhyrë menjëherë për të liruar rrugët e bllokuara nga dëbora.
Në këto orë, personalisht jam duke inspektuar rrugët, sikurse ato të qytetit edhe në disa fshatra të Gjilanit. Gjendja fatmirësisht është e mirë dhe po vazhdohet pa u ndalur në pastrimin e rrugëve, ashtu që banorëve të ju mundësohet qarkullimi. I lutemi banorëve që të kenë kujdes të shtuar, pavarësisht pastrimit.
Alban Hyseni