Gjilan

Haziri falënderon strukturat e LDK’së në takimin e fundvitit

Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës, njëherit nënkryetarit të LDK’së, Lutfi Haziri, është mbajtur sot takimi i fundvitit me strukturat e partisë në Gjilan, ku përfshihen kryesia, kryetarët e nëndegëve, Forumi i Gruas dhe Forumi i Rinisë.

Kryetari Haziri ka falëndëruar strukturat e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan për angazhimin e madh gjatë këtij viti, sikurse edhe në vitet paraprake.

Kryetari Haziri ka deklaruar me këtë rast se falë kontributit dhe angazhimit të jashtëzakonshëm të strukturave te Degës, LDK në Gjilan po triumfon në të gjitha zgjedhjet në mënyrë plebishitare.

You Might Also Like