Gjilan

Kryetari Alban Hyseni në Londër: Takon laburistin Alex Sobel

Gjatë qëndrimit tim në Londër, pata nderin të vizitoj Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar dhe të pritem nga deputeti i Partisë Laburiste, Alex Sobel, një mik i dëshmuar i Kosovës dhe zë i fuqishëm i saj në arenën ndërkombëtare.
Biseduam për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve tona dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Britania e Madhe i jep Kosovës, veçanërisht në fushat e sigurisë, zhvillimit dhe integrimit ndërkombëtar.
Lidhjet historike ndërmjet Kosovës dhe Partisë Laburiste janë të thella dhe të qëndrueshme, dhe ky takim ishte një konfirmim i fortë se kjo miqësi po vazhdon me përkushtim të njëjtë edhe sot.
Faleminderit deputetit Sobel për mikpritjen dhe për mbështetjen e palëkundur ndaj Kosovës!

You Might Also Like