Gjilan

Kryetari Alban Hyseni ngushëllon familjen Zeka me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Shaip Zeka

Kryetari Alban Hyseni ngushëllon familjen Zeka me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Shaip Zeka

Gjilan, 24 mars 2022 – Me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Shaip Zeka, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka ngushëlluar familjen Zeka.

“I trishtë lajmi për vdekjen e bacës Shaip, vëllai i heroit Kadri Zeka.

Veprimtaria e tij e devotshme kushtuar çështjes kombëtare, do të kujtohet si shembull ndër breza.

Ndajmë dhembjen së bashku me familjen Zeka dhe të gjithë ata që e kanë njohur.

I lehtë i qoftë dheu!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Hyseni.​

You Might Also Like