Të mbijetuarit vitias të masakrës së Dubravës nga komuna e Vitisë, Visar Demiri, Xhevat Haziri dhe Bislim Bislimi Vitisë janë dekoruar nga Kryetari Haliti
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në një takim të mbijetuarit e masakrës së Dubravës nga kjo komunë, Xhevat Hazirin, Visar Demirin dhe Bislim Bislimin.
Që të tre këta vitias, gjatë kohës së luftës ishin të burgosur nga pushteti okupator serbw në burgun e Dubravës, ku para rreth dy dekadave kishte ndodhur një masakër ndaj shqiptarëve të burgosur nga autoritetet policore e ushtarake të Serbisë.
Në prag të 20 vjetorit të përkujtimit të kësaj masakre famëkeqe, por edhe në 550 vjetorin e vitit të Skënderbeut, Kryetari Haliti i ka dekoruar ata.
Në këtë takim i pranishëm ishte edhe Naim Pira, Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë.Aziz Zuka