Viti

Kryetari Haliti uron festën e Fitër Bajramit

 Në prag të shënimit të festës së Fitër Bajramit, dëshiroj të ju urojë të gjithë besimtarëve myslimanë këtë festë fetare.

Uroj që pas një muaji sakrifice, pra të muajit të shenjët të ramazanit të festoni festën e Fitër Bajramit me familjarët, miqtë dhe me më të dashurit tuaj, në veçanti edhe me bashkatdhetarët tanë cilët gjenden për pushime në atdheun e tyre.

Kjo ditë feste është edhe më e veçantë pasi që pos agjërimit besimtarët tregojnë edhe anën humane duke shtrirë dorën e solidaritetit me ata që janë në gjendje më të rëndë financiare dhe kanë nevojë për ndihmë.

Le të jenë këto festa gjithmonë simbol i bashkëjetesës dhe mirëkuptimit!


Gëzuar Fitër Bajramin!


Sinqerisht

You Might Also Like