Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marre sot një vendim I cili eshte pritur me vite te tera për ngritjen e bustit të veprimtarit të çështjes kombëtare, Halil Alidema. Vendimi është nxjerrë nga kryetari Haliti, në bazë të kompetencave dhe autorizimeve ligjore, pas shqyrtimit në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve. Sipas vendimit, busti do të vendoset në hapësirë publike, në oborrin e Shkollës SH.F.M.U. “Halil Alidema” në Pozharan. Përurimi i bustit pritet të bëhet më 19 maj 2026, në shënim të Ditës së shkollës që mban emrin këtij veprimtari. Gjithashtu u bë me dije se kryetari Haliti, ka marrë edhe një nismë me të cilën pritet të kërkoj nga institucionet përgjegjëse të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës që të bëhet kthimi i eshtrave te ketij atdhetari në vendlindje ne Pozharan. Aziz Zuka





