Futboll

Olti Musliu talenti i futbollit që premton shumë

Në radhët e “kuqebardhëve” të SC Gjilanit në kategorinë e U17, është talenti 16 vjeqar Olti Musliu, i cili me potencialin që ka premton se në të ardhmën do të ketë një karrierë të pasur futbollistike. Olti i cili luan në anën e majtë të sulmit tek SC Gjilani, për portat kundërshtare është ‘i frikshëm’, ai posedon cilësi të jashtëzakonshme të cilat e karakterizojnë shpejtësia, driblingu e nuhatjën që ka për portat kundërshtare, gjithashtu luan mirë me dy këmbët. “Me futboll kam filluar të mirëm si fëmijë i vogël, e dua futbollin pa mas, në SC Gjilani me shokët e mi po tregojmë lojëra cilësore ndërsa e gjithë merita i takon trajnerit Selajdin Jerliut, i cili me punën e tij po na bën edhe më të fort për karierën tonë futbollistike”, bën të ditur 16 vjeqari, Olti Musliu. Olti Musliu ka një qëllim të vetëm që karierën e tijë prej futbollisti ta bën në klube të mëdha vendore e evropiane. Olti për këtë ka cilësi duke shpresuar se do ta bënë ëndrrën e tij realitet. Edhe trajneri i U17 SC Gjilani, Selajdin Jerliu, është shprehur se Olti me talentin që posedon do të ketë një të ardhme të ndritur. “Olti është një futbollist mjaft cilësor, është punëtor i madh në fushë dhe me talentin që ka shpresoj se do të bëhet një futbollist i madh”. Talenti i Oltit nuk ka mbetur pa u vërejtur edhe tek Kombëtarja e Kosovës U17, pasi ai kishte ftesë që të jetë në grumbullimet e saja. “Isha në disa grumbullime me Kombëtaren e Kosovës U17, shpresoj që përzgjedhësi i Kosovës, Arsim Abazi, të ketë mbetur i kënaqur me paraqitjet e mia, për mua është nder e kënaqësi ta vesh fanelën e shtetit e të kontribosh për të mirën e futbollit të Kosovës, uroj që gjerë në fund të jemë në listën e Perzgjedhësit në kualifikimet “Elite Round” e cila do të mbahet nga 16 Maj – 1 Qershor në Izrael, ku do të marrin pjesë në Grupin e 6 edhe Italia, Ukraina e Polonia”. Nuk ka dyshim se skuadrës së Gjilanit dhe futbollit të Kosovës po i lind edhe një talent i madhë i futbollit, i cili pritet të tregojë kualitete të larta në të ardhmen.

You Might Also Like