Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur të marten në takim deputeten e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Komuna e Vitisë ,znj. Marigona Geci Lala. Në këtë takim është bashkëbiseduar rreth projekteve në këtë komunë si dhe lidhur me realizimin e tyre, pastaj edhe për bashkëpunimin me institucionet e ndryshme por edhe rreth gjendjes së pandemisë në komunën e Vitisë.
Kryetari Haliti, theksoj se komuna e Vitisë, është e përkushtuar të realizoj projekte të cilët ndikojnë drejtpërdrejtë në ndryshimin pozitiv të jetës së qytetarëve. Ndërkaq deputetja Marigona Geci Lala, ka bërë me dije se ajo do të jetë një zë i arsyeshëm i qytetarëve vitias në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Përndryshe znj. Marigona Geci- Lala është ndër deputetet më të reja në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe jeton në Drobesh të Vitisë.Aziz Zuka