Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira kanë pritur sot në takim z. Leon Clark, ish- Kryetar i Qytetit të Masonit nga , Michigan të SHBA-së.
Me këtë rast Kryetari Haliti e ka falënderuar atë dhe qytetin e Masonit për bashkëpunimin e mirë që ka komuna e Vitisë me këtë qytet amerikan pasi që këto dy lokalitete janë edhe të binjakëzuar mes veti. “Me lejoni të ju falënderoj për bashkëpunimin e mirë që kanë dy lokalitetet tona, ne jemi të nderuar që jemi të binjakëzuar me Qytetin e Masonit.
Po ashtu dëshiroj të ju njoftoj se ne kemi vazhduar të bashkëpunimin me qytetin e Masonit. Gjithashtu në një vizitë që kam zhvilluar në qytetin Masonit ne jemi mirëpritur dhe për këtë ju jemi falënderues përfaqësuesve të qytetit tuaj ”, u shpreh Kryetari Haliti. Ndërkaq z. Clark u shpreh se edhe ai ndihet i nderuar për të vizituar komunën binjake Vitinë dhe falënderoj të gjithë vitias për mikpritjen e tyre që më bënë .Aziz Zuka