Në prag të festës së Krishtlindjeve, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë këtë festë përmes një urimi.
“ Të nderuar besimtarë të Krishterë, përmes këtij urimi dëshiroj të ju uroj përzemërsisht festën e Krishtlindjeve. Uroj që në këtë festë tek ne të mbizotëroj paqja, solidariteti dhe bashkëjetesa dhe të keni fat, lumturi dhe harmoni në familjet tuaja. Festat si kjo na mësojnë të jemi pranë njeri tjetrit të ndihmojmë të varfrit dhe të kremtojmë së bashku”, u shpreh ndër tjerash Kryetari Haliti në urimin e tij të drejtuar të gjithë besimtarëve katolikë.Aziz Zuka