Viti

U mbajt mbledhja e tretë e Kuvendit Komunal të Vitisë

Ne Viti, kryesuar nga Bekim Azizi, kryesues i kuvendit eshte mbjatur sotmbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë. Në fillim të kësaj mbledhje, kryesuesi i Kuvendit, Bekim Azizi i njoftoj anëtarët rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të miratuara në mbledhjet e kaluara të Kuvendit Komunal të Vitisë.

Para se të shqyrtohen pikat e paraparë të rendit të ditës, anëtarët e Kuvendit kanë parashtruar pyetje lidhur me punën e ekzekutivit komunal. Gjithashtu u propozuan edhe dy pika të reja për shqyrtim në këtë seancë, të cilat edhe me shumicë votash u miratuan që të inkorporohen në këtë mbledhje.

Krahas pikave të tjera, dy pikat e reja ishin ajo e propozuar nga shefi i grupit të Këshilltarëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për financimin e shujtave ditore për shërbyesit civil, si dhe stafin teknik dhe mbështetës të komunës së Vitisë.

Pikë tjetër ishte edhe ajo e propozuar nga drejtori I Drejtorisë për Urbanizim, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Visar Demiri, për hartimin e hartës zonale të komunës, me që nga MAPL ishte rikthyer për plotësim të vendimit të kaluar në seancën e fundit.

Sipas rendit të ditës i cili edhe u votua me shumicë votash nga anëtarët e Kuvendit u shqyrtuan dhe u votuan edhe këto pika:

– Propozim vendimit për Planit Lokal të Veprimit për Barazi Gjinore 2024-2026.

– Propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale përmes shprehjes së interesit në fshatin Budrikë të komuna së Vitisë për vendosjen te Bizneseve ne Parkun Industrial në Budrikë -Zona Ekonomike.

– Propozim vendimi për shpalljen në shqyrtim publik draft rregulloren për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së subjekteve të biznesit në komunën e Vitisë.

Të gjitha këto propozime vendime, përfshirë edhe dy pikat e reja që u përfshinë në këtë seancë për pagesën e shujtave për shërbyesit civil dhe ajo për hartat zonale, u miratuan me shumicë votash.Aziz Zuka

You Might Also Like