Gjilan

Kryetari Hyseni merr pjesë në 10-vjetorin e themelimit të Universitetit “Kadri Zeka”

Kryetari Hyseni merr pjesë në 10-vjetorin e themelimit të Universitetit “Kadri Zeka”

Gjilan, 10 mars 2023 – Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni ka marrë pjesë në 10-vjetorin e themelimit të Universitetit “Kadri Zeka”, duke uruar të gjithë për jubileun e parë.

Gjatë adresimit para të pranishmëve, ai tha me këtë rast se Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan është tempull i dijes.

“Ngado që shkojmë nëpër institucione, aty ka që punojnë studentë të cilët kanë diplomuar në UKZ dhe kjo është shumë e mirë. Që nga themelimi është dashur të fillohet nga zero, ndërsa tani ka profesorë në një numër të kënaqshëm”, tha kryetari Hyseni.

Ai theksoi se së bashku me Ministrinë janë duke punuar që shumë shpejt ta konkretizojmë punën e kampusit të universitetit, i cili do të krijojë hapësirë më të mirë të mësimit të studentëve.

Përndryshe, në 10-vjetorin e themelimit të Universitetit Publik ”Kadri Zeka” në Gjilan është promovuar himni i UKZ-së, të cilin e ka interpretuar Kori. Kjo është bërë e mundur pasi Senati i Universitetit Publik “Kadri Zeka” ka marrë vendim dhe ka miratuar Himnin e UKZ-se, të propozuar me tekst dhe muzikë nga profesoresha Drita Kryeziu.

You Might Also Like