Gjilan

Ministri Armend Zemaj ka vizituar Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, ku aty u prit nga stafi i saj.

Përmes një shkrimi në facebook, ministri Zemaj ka përgëzuar stafin dhe menaxhmentit e saj, për përkushtimin dhe punën që bëhet gjatë pandemis Covid-19, për qytetarët.

Shkrimi i plotë:

Gjatë 24 orëve të fundit, për Gjilanin, u konfirmuan edhe 19 raste të reja pozitive me Covid 19. Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan, numri i pacientëve me virus është 68, ndërsa nga personeli shëndetësor 50 janë pozitiv me Covid 19 dhe në vetizolim janë 8 mjekë.

Megjithatë, pacientët në çdo kohë dhe për çdo shërbim, kanë nevojë dhe duan trajtimin e duhur.

Sonte, gjatë vizitës në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan, kërkova që të vazhdojmë të bëjmë të pamundurën, duke vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet tona, gjithsecili me detyrën, përgjegjësinë dhe përvojën. Pengimi i përhapjes dhe luftimi i virusit në S.P. të Gjilanit po vazhdon, me intensitet dhe vëmendje të shtuar.

Përgëzoj menaxhmentin dhe personelin e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, për përkushtimin dhe punën që bëhet këtu, për qytetarët tanë. Mos u ndalni, ju lumtë!

Virusi vdekjeprurës do ndalur. Me maskë, distancë dhe higjienë, aktualisht s’kemi rrugë tjetër. Kërkoj nga qytetarët të ndryshojnë sjelljet e deritashme, sepse, duam rezultate tjera!

Bashkë ia dalim!

You Might Also Like