Gjilan, 28 korrik 2022 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në prani të ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, ministrave të kabinetit qeveritar dhe përfaqësuesve të USAID-it, ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me zëvendëspresidentin për Qeverisje në organizatën DAI Global, Stephen Carpenter.
Kryetari Hyseni ka bërë të ditur se Memorandumi i nënshkruar me organizatën DAI Global, nënkupton implementimin e projektit të USAID – Integriteti i Komunave të Kosovës (KMI).
“Përmes kësaj marrëveshje, komunës së Gjilanit i ofrohet mbështetje në asistencë teknike përmes monitorimit dhe trajnimeve në fushën e prokurimit, menaxhimit financiar, auditimit të brendshëm dhe menaxhimit të kontratave”, ka thënë kryetari Hyseni.