Gjilan

Kryetari Hyseni paralajmëron zgjidhjen e problemit të qenve endacakë

Kishte premtuar se do të zgjidh problemin e qenve endacakë, me të cilët është mbushur qyteti, mirëpo kontrata me operatorin për kohë të gjatë nuk ishte nënshkruar. U propozuan edhe modele të ndryshme për zgjidhjen e këtij problemi, por qentë endacakë vazhdonin të bridhnin rrugëve, duke paraqitur edhe rrezik për qytetarët.

Tashti, kryetari i Gjilanit me një postim të tijin në facebook ka bërë të ditur se do të zgjidhet ky problem që i ka munduar qytetarët, bile atë edhe përfundimisht.

Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit ka theksuar se është nënshkruar kontrata 3- vjeçare në vlerë 300 mijë euro me ana të të cilës do të nis trajtimi profesional i qenve endacakë, ku sipas tij është paraparë kastrimi, sterilizimi dhe kujdesi sipas standardeve më të larta./kryelajmi.com/

You Might Also Like